Pa fitues në Gjilan, Prishtina mund Feronikelin ‘74 - NACIONALE

Pa fitues në Gjilan, Prishtina mund Feronikelin ‘74

1 vit më parë

nga NACIONALE

Është mbyllur pa fitues derbi i Anamoravës mes Dritës e Gjilanit, derisa Prishtina ka triumfuar kundër Feronikelit 74.

Përballja më interesante ishte padyshim mes Dritës e Gjilanit, sfidë që përfundoi me rezultat të barabartë 1:1.

Drita ishte më kërkuese gjatë pjesës së parë, duke pasur disa raste shënimi, por që edhe Gjilani rrezikoi me disa kundërzbritje.

Arb Manaj me një gol të bukur pas një asistimi të Raddy Ovoukas kaloi Dritën në epërsi (35’).

Sidoqoftë, në përfundimin e pjesës së parë mbrojtësi Armend Thaqi ishte i saktë nga pika e bardhë për ta barazuar rezultatin (45+4’).

Drita kishte një rast të artë për ta kthyer epërsinë, megjithatë Almir Ajzeraj dështoi ta konkretizonte.

Kësisoj, Drita e Gjilani ndan pikët. “Intelektualët” tani zënë pozitën e pestë me 13 pikë, derisa Gjilani renditet në vendin e shtatë me nëntë sosh.

Në anën tjetër, Prishtina ka arkëtuar pikët e plota me rezultat komod 2:0 ndaj Feronikelit ’74.

Me golat e Llugiqit dhe Ngattas, Prishtina ia doli të regjistronte fitoren e radhës në Superligën e Kosovës.

Prishtina tani zë vendin e tretë në tabelë me 13 pikë, derisa Feronikeli qëndron në pozitën e fundit me vetëm një pikë pas tetë xhirove.

Lajme të ngjashme