Pa fitues mes Spanjës e Brazilit - NACIONALE

Pa fitues mes Spanjës e Brazilit

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Spanja dhe Brazili kanë barazuar në derbin që u zhvillua në "Santiago Bernabeu".

Vendasit ishin më të mirë shumicën e kohës, por që epilogu përfundimtar rezultoi të jetë 3:3

Spanja e nisi për mrekulli duke krijuar disa aksione të shpejta me anësorin Lamine Yamal, që ishte makth për mbrojtësit brazilian.

Talenti i Barcelonës bëri disa driblime fantastike brenda zonës duke fituar penallti, të cilën e konkretizoi në gol Rodri (12’).

Yamal më pas asistoi për Dani Olmon, që gjithashtu dribloi brenda zonës duke e dyfishuar epërsinë (36’).

Sidoqoftë, portieri Simon bëri një gabim amator duke ia falur topin Rodrygos, i cili me një parabolë e ngushtoi epërsinë (40’).

Brazili e nisi më bindshëm pjesën e dytë, ku Endrick realizoi një supergol vollej për ta barazuar rezultatin vetëm disa minuta pasi u inkuadrau (50’).

Megjithatë, krejt në fund Brazili shkaktoi një tjetër penallti, ku sërish i pagabueshëm ishte Rodri që e riktheu sërish avantazhin e spanjollëve (87’).

Sidoqoftë, kur askush s'e priste Carvajal preku topin me dorë brenda zonës duke shkaktuar një 11-metërsh, nga ku realizoi Lucas Paqueta për epilogun përfundimtar 3:3.

Lajme të ngjashme