"Opsioni më i mirë" - Iniesta komenton transferimin e Messit te Inter Miami dhe refuzimin që ia bëri Barcelonës
Ish-bashkëlojtari i Lionel Messit, Andres Iniesta, nuk e ka fajësuar argjentinasin që s’u kthye te Barcelona, me shtatë herë fituesin e Topit të Artë që zgjodhi opsionin më të mirë, Inter Miami, sipas legjendës së katalanasve.
36-vjeçari u duk se kishte marrë vendim të kthehej në Camp Nou në një fazë pasi mori vendimin për të mos zgjatur kontratën e tij me Paris Saint-Germain. Bisedimet u zhvilluan mes palëve përkatëse, por Messi në fund vendosi të shkonte në ndjekjen e një ëndrre amerikane me Inter Miamin në MLS.

Iniesta, i cili kaloi vite të suksesshme duke punuar së bashku me Messin në Katalonjë përpara se të bënte lëvizjen e tij në 2018, i ka thënë DAZN-it se ka parë që ish-shoku i tij i skuadrës favorizonte Shtetet e Bashkuara ndaj Spanjës: “Do të ishte mirë, i veçantë kthimi i tij, por në fund, të gjithë kërkojnë opsionin më të mirë, atë që mendojnë se do të jetë e mirë për ta dhe prej andej ndoshta do të jetojnë një përvojë ndryshe nga ajo që kanë jetuar më parë. Nëse është ajo që ai priste dhe ajo që donte, jam i sigurt se do të shkojë mirë, pasi ai bëri mirë në të gjitha vendet ku ka qenë.”

Ndërsa Barça do të jetë pa Messin në sezonin 2023-24, ata ende kanë në dispozicion lojtarë si Pedri. 20-vjeçari i talentuar konsiderohet të jetë trashëgimtari natyror i Iniestës në Camp Nou, me vetë njeriun që foli për zhvillimin e vazhdueshëm të, të riut: “Sado i ri që është, ai tashmë është një pikë referimi, një person i rëndësishëm në ekip me shumë ndikim në lojë dhe me siguri ky evolucion që ka pasur gjatë kësaj kohe do të vazhdojë. Ai është në skuadrën më të mirë për të vazhduar rritjen dhe jam i bindur se do të ketë një tjetër sezon të mrekullueshëm”.

Barcelona fitoi titullin e Ligës në sezonin 2022-2023 për herë të parë në katër vjet dhe është në proces të përforcimit të skuadrës me një marrëveshje tashmë të bërë për Ilkay Gundogan, pavarësisht se legjenda e klubit Messi vendosi të shkojë diku tjetër.

