Beckham shpjegon pse Inter Miami nënshkroi me Messin dhe miliona mesazhet që i mori - NACIONALE

Beckham shpjegon pse Inter Miami nënshkroi me Messin dhe miliona mesazhet që i mori

3 vjet më parë

nga NACIONALE

David Beckham ka shpjeguar pse klubi i tij Inter Miami ka nënshkruar me Lionel Messin dhe ndikimin tronditës që ardhja e tij e ka bërë tashmë në Florida.

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë e tronditi botën e futbollit kur njoftoi se do t’i bashkohej klubit të MLS-së si lojtar i lirë, pasi i skadoi marrëveshja me gjigantin e Ligue 1 Paris Saint-Germain.

U duk sikur argjentinasi e kishte të shkruar të kthehej në Barcelonë, derisa mori edhe një ofertë me shumë para në tabelë nga Lindja e Mesme, por 36-vjeçari vendosi ta ndjekë ëndrrën amerikane.

Legjenda e Manchester Unitedit Backham ka ndihmuar në arritjen e marrëveshjes dhe tani ka treguar pse klubi vendosi ta marrë Messin dhe se si telefoni i tij ishte vërshuar që nga arritja e marrëveshjes.

“Para dy javëve u zgjova dhe i pashë rreth 1 milion mesazhe në telefonin tim. Po mendoja, ‘Çfarë ka ndodhur? Nuk marr kaq shumë mesazhe zakonisht’. Papritmas, dëgjova se Messi kishte njoftuar se po vinte në Miami. Natyrisht, për mua nuk ishte befasi”, tha Backham.

Ai shtoi: “Gjithmonë kam thënë se nëse do ta kisha mundësinë për të sjell lojtarët më të mirë në Miami, në çfarëdo kohe në karrierën e tyre, do ta bëja. Gjithmonë e kam bërë këtë zotim para tifozëve tanë. Prandaj, kur dëgjova që njëri nga lojtarët më të mirë në botë – nëse jo më i miri – i cili ka fituar gjithçka në lojë, i cili vijon të jetë lojtar i madh, ende i ri dhe ende duke e bërë atë që e bërë, dëshiron të luajë për ekipin tim, ishte moment i madh për ne”.

Messi pritet të debutojë për Miamin kundër Cruz Azul më 21 korrik në një ndeshje lige.

Lajme të ngjashme