Oleksandr Usyk e zhdëp grushte Anthony Joshuan përsëri për t'i mbrojtur titujt e botës në kategorinë e rëndë
Oleksandr Usyk i ka mbrojtur titujt e botës në kategorinë e rëndë WBA, WBO dhe IBF, pasi e mposhti Anthony Joshuan me vendim të ndarë të gjyqtarëve pas 12 rundeve të shtunën pas mesnatës në Arabinë Saudite.
Boksieri ukrainas Usyk mbetet i pamposhtur falë një paraqitjeje të shkëlqyer, duke ia shkaktuar Joshuas disfatën e dytë radhazi dhe të tretën në karrierë në përgjithësi.
Dy gjyqtarë i dhanë pikët e fitores Usykut, 115-113 dhe 116-112, ndërsa i treti e pa Joshuan si fitues duke i dhënë pikë më shumë, 115-113.
Paraqitja e të dy boksierëve ishte shumë më e përmirësuar nga ajo e shtatorit të kaluar, të cilën e fitoi Usyk po ashtu, por s'i mjaftoi Joshuas në përpjekje për t'i kthyer në pronësi titujt e botës.
Përballja ishte tejet interesante, me dy boksierët që zhvilluan ndeshje fantastike për plotë 12 raunde.
Ukrainasi u tregua shumë më i mençur qysh në fillim duke u treguar tejet i kujdesshëm e duke provuar t'i jep ndonjë goditje.
Dy raundet e para ishin të barabarta, derisa në raundin e tretë Joshua ishte më i mirë duke goditur disa herë ukrainasin.
E njëjta vleu edhe për raundin e pestë dhe të gjashtë, ku Joshua ishte më agresivë dhe duke bërë presion të vazhdueshëm.
Sidoqoftë, në raundin e shtatë dhe të tetë, Usyk u tregua goxha më i mirë duke e mundur me lojë të mençur e njëkohësisht duke u mbrojtur siç duhet.
Joshua e fitoi rundin e nëntë duke e zënë ukrainasin me një furi goditjesh, që për një çast u duk sikur ai Joshua i vjetër.
Por shkëlqesia e Usykut u pa përsëri pasi ai u rikthye në rundin e 10-të dhe ia dha Joshuas goditje pas goditjeje.
Joshua tregoi lodhje dhe Usyk e shfrytëzoi këtë në dy rundet e mbetura për të triumfuar.
Oleksandr Usyk lands a series of unanswered combos on Anthony Joshua in RD10 😳 #UsykJoshua2 #RageOnTheRedSeapic.twitter.com/iy1EybxDbd
— Ring Of Highlights (@ringofhighlight) August 20, 2022
Kështu, pas një përballje të gjatë prej 12 raundeve u nevojit sërish vendimi i gjyqtarëve që ta shpallin fituesin pasi nuk kishte asnjë nokaut.
Oleksandr Usyk defeats Anthony Joshua by split decision#UsykJoshua pic.twitter.com/MBch6oq8T8
— boomgirl🇲🇽 (@THERealBoomgirl) August 20, 2022
Kështu, Usyk vazhdon me rekordin e të pamposhturit duke regjistruar fitoren e 20-të, derisa nuk di për humbje.
Nga ana tjetër, për Joshuan kjo është humbja e tretë në karrierë pas 27 ndeshjeve, ku ka të numëruara 24 fitore.