Nuk zhvilloi asnjë minutë, babai i Ardian Ismajlit “shpërthen: Zoti i shkatërroftë ata që ta bënë këtë padrejtësi - NACIONALE

Nuk zhvilloi asnjë minutë, babai i Ardian Ismajlit “shpërthen: Zoti i shkatërroftë ata që ta bënë këtë padrejtësi

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Babai i Ardian Ismajlit, Ilmia ka bërë një reagim të ashpër në Facebook pasi djali i tij nuk zhvilloi asnjë minutë në Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Edhe pse luajti gjashtë nga tetë ndeshjet në kualifikuese, Sylvinho vendosi t’i besojë Arlind Ajetit para mbrojtësit të Empolit, duke e futur lojtarin e Clujit titullar në tre përballjet e Evropianit.

E reagimi ka qenë i ashpër nga babai i lojtarit, i cili e vlerësoi si tradhti duke bërë akuza të rënda.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

“Ardian,

Behu i qendrueshum dhe i fort per kete padrejtesi, per kete tradheti, te jeni krenar per qdo gje qe keni dhene per Kombtaren sepse e kemi detyrim!

Zoti i shkaterroft te gjithe ata qe ta vodhen endrren qysh nga femijeria te cilen ma tregoje…

Te pabeset, tradhetaret, u munduan ta ndalnin diellin qe te mos ndriqoj, por mjeranat nuk e kuptuan se diellin mund ta ndal vetem Krijuesi i tije!

Zoti i shkaterroft ata qe te bene pabesi, te bene tradheti sepse shume ke besuar dhe nuk keni faj se ne ballet e tyre nuk shkruante i pabes…

Je i qet se dite te bardha dhe karrier te madhe jeni duke pritur, eshte shume afer…”, shkroi ai ndër të tjera.

Lajme të ngjashme