“Nuk treguan respekt”, Granit Xhaka shpërthen ndaj danezëve
Mesfushori Granit Xhaka ka kritikuar ekipin e Danimakrës që nuk shfaqen respekt, si dhe komentoi kartonin e kuq që mori po në këtë sfidë.
Gjyqtari Daniel Sibert u kritikua tej mase për vendimet e marra në ndeshje, ku në minutën e 50-të jo vetëm që nuk e përjashtoiu Nico Evledin për një ndërhyrje të ashpër, por pastaj edhe e ndëshkoi Xhakën me kartonin e dytë të verdhë, e si pasojë u largua nga fusha.
Xhaka “shpërtheu” në intervistë pas ndeshjes duke e quajtur skandaloze, derisa shtoi se Danimarka nuk tregoi aspak respekt.
“Kartoni i kuq është skandal i madh për mua. Nuk kam çfarë të diskutoj”.
“Jam qetësuar shumë këto vitet e fundit, por kur diçka është e padrejtë për mua atëherë bëhem shumë emocional”.
“Në futboll, fjala respekt është shumë e rëndësishme. Por ajo që danezët treguan sonte nuk kishte të bëjë asgjë me respekt. Është turp që duhet të diskutojmë për respektin në vitin 2024”.
Kësisoj, Xhaka do të mungojë në dy ndeshjet e radhës për Zvicrën në Ligën e Kombeve.
Zvicra përndryshe e nisi edicionin e Ligës së Kombeve me humbje, duke u mposhtur me rezultat 2:0 te Danimarka.