“Nuk po arrijmë të dëshmojmë në ndeshjet e mëdha”, Conte thotë se nuk janë në garë për titull - NACIONALE

“Nuk po arrijmë të dëshmojmë në ndeshjet e mëdha”, Conte thotë se nuk janë në garë për titull

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Tottenhamit, Antonio Conte ka pranuar se nuk janë të gatshëm të garojnë për titull, pas paraqitjes së dobët ndaj Manchester Unitedit.

Spurs pësuan humbje në udhëtim te Man United në "Old Trafford" dhe ishte vetëm njëra nga ndeshjet e fundit kundër gjashtë skuadrave më të mëdha, që ekipi i Ten Hag nuk arrin të bind me paraqitje.

Pavarësisht që e nisi për mrekulli edicionin e Premierligës dhe duke qenë katër pikë prapa liderit, Conte beson se është ende shumë herët që të garojnë për titull.

"Ndonjëherë e dëgjoj që jemi kandidatë për titull dhe mendoj që na duhet kohë".

"Në vetëm 10 ose 11 muaj, nuk mund të kalosh nga pozita e nëntë në tabelë që të jesh kandidat për titull sidomos pasi përfundon 20 pikë më pak se këto "bisha" në Angli".

Tottenham ende nuk ka arritur të dëshmojë kualitetin në ndeshjet e mëdha, duke barazuar me Chelsean (2:2) dhe pësuar humbje nga Arsenal (3:1).

Conte insiston se është në dijeni të problemit dhe ka kërkuar nga skuadra që ta dëshmojë kualitetin dhe ta rregullojnë problemin.

"Për sigurisht nuk ishte ndeshje e mirë për ne, por duhet të jem i sinqertë dhe së pari me lojtarët e mi, nuk ishte hera e parë për ne, pavarësisht që në renditje jemi mirë, por sa herë që luajmë në nivelin e lartë vuajmë".

"Ne kishim probleme me Chelsean sepse barazuam 92 minuta, por Chelsea dominoi, u mposhtëm nga Arsenal dhe humbën nga Man United tani".

"Për siguri kur niveli është i lartë, ne do të vuajmë. Kjo nënkupton se duhet të punojmë që të përmirësohemi, të punojmë në fushë dhe të punojmë jashtë fushës".

"Ne mund të përmirësohemi, duhet të punojmë dhe të sigurohemi që është drejt për klubin të analizojë gjithashtu kur luajmë këso ndeshjesh ku niveli është shumë i lartë që ne po vuajmë".

Lajme të ngjashme