Manchester United fiton derbin ndaj Tottenhamit në "Old Trafford"
Manchester United ka shënuar fitore komode në shtëpi ndaj Tottenhamit, në kuadër të kryederbit të xhiros së 12-të në Premierligë.
"Djajtë e Kuq" dukshëm ishin më të mirë se Spurs duke fituar në fund me rezultat komod 2:0.
Gjithcka nisi mjaftë mirë për vendasit që kërkonin golin gjatë tërë kohës, por u mungoi vetëm konkretizimi.
Në fakt, Man United kishte plot 19 gjuajtje vetëm në pjesën e parë, mirëpo Hugo Lloris me disa pritje të jashtëzakonshme nuk lejonte topin të përfundoi në rrjetë.
Kështu, me dominimin e plotë të Man Unitedit dhe disa kundëraksione të Tottenhamit, pjesa e parë doli të jetë 0:0.
Në pjesën e dytë, ishte mesfushori brazilian Fred që pas një asistimi të Jadon Sanchos shënoi një gol, që u devijua dhe përfundoi në rrjetën e Lloris për t'i dhënë epërsinë Man Unitedit (47').
Pas kësaj, Tottenham kishte një mundësi të mirë shënimi përmes Harry Kane, i cili dështoi nga afërsia përballë Davi de Gea.
E përmes një kundëraksioni, Bruno Fernandes dyfishoi epërsinë duke realizuar një gol shumë të bukur për t'i dhënë qetësinë vendasve (69').
Pavarësisht që ishin në epërsi, Man United vazhdoi të kërkonte golin e radhës me Marcus Rashford që humbi disa raste të arta.
Ylli portugez Cristiano Ronaldo nuk u inkuadrua fare në fushë në këtë derbi, e nga zemërimi u largua drejt tunelit pa përfunduar koha e rregullt, pra në minutën e 89-të.
Sidoqoftë, Man United me këtë fitore të madhe tani ngritët në pozitën e pestë në tabelë me 19 pikë të mbledhura, derisa Tottenham vazhdon të qëndrojë në pozitën e tretë me 23 sosh.
Në xhiron e radhës, "Djajtë e Kuq" do ta zhvillojnë derbin e radhës si mysafir i Chelseas në "Stamford Bridge", derisa Tottenham do ta pres Newcaslte Unitedin.