“Nuk mund ta zëvendësojmë”, Kylian Mbappe përshëndetet me PSG-në
Paris Saint-Germain dhe sulmuesi Kylian Mbappe kanë ndarë rrugët e bashkëpunimit, me trajnerin Luis Enrique që tani do të përgatitët për jetën pa francezin.
Mbappe njoftoi largimin nga gjiganti francez më herët këtë muaj, duke u larguar si golashënuesi më i mirë me plot 256 gola të shënuar.
Në paraqitjen e fundit, Mbappe me shokë fituan me rezultat 2:1 ndaj Lyonit për ta fituar Kupën e Francës.
“Ishte vështirë dhe kënaqësi sepse ishte finale dhe në fund fituam. Jam i mbushur me gëzim”.
“Kam shumë kujtime të mira, shumë vite te PSG dhe sigurisht në këtë listë. Largohem me kokën lartë, sidomos me trofe”.
I pyetur se pse ende s’e ka zyrtarizuar kalimin te Real Madridi, 25-vjeçari shtoi: “Sepse mendoj se gjëja më e mirë është ti mbyllim këto përshëndetje”.
“Doja ta mbyllja mirë me klubin. Fituam trofeun, ka kohë për të gjitha”.
“Do ta njoftoj klubin tim të ri sigurisht. Brenda disa ditëve, nuk është problem”.
Ndërsa, trajneri Luis Enrique deklaroi se nuk do të ketë ndonjë zëvendësim te Mbappe dhe do të fokusohen tek e tërë skuadra.
“Kam pasur kënaqësinë ta stërvis Mbappen këtë sezon, ka qenë vështirë për të pas shtatë viteve dhe atyre që ka arritur, është vështirë të thuash lamtumirë”.
“Nuk ka zëvendësim për Mbappen, nuk mund ta zëvendësosh. Do ta kalojmë si skuadër dhe të shohim se a mund të bëjmë katër, pesë apo gjashtë transferime”.
“Zëvendësimi i Kylian do të jetë skuadra, bashkë me tifozët dhe ambicien tonë, do të provojmë t’i fitojmë të gjitha trofetë sezonet e ardhshme”.