“Nuk mund ta falënderojmë mjaftueshëm”, Mikel Arteta flet për largimin e Granit Xhakës - NACIONALE

“Nuk mund ta falënderojmë mjaftueshëm”, Mikel Arteta flet për largimin e Granit Xhakës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Arsenalit Mikel Arteta e ka falënderuar mesfushorin Granit Xhaka për kontributin e dhënë.

Ylli shqiptar ishte tejet i rëndësishëm te Arsenali edicionin e kaluar, por që zgjodhi të largohet duke iu bashkuar Bayer Leverkusenit.

Për faqen zyrtare të Arsenalit, Arteta e ka falënderuar Xhakën duke i uruar suksese në vazhdimësi.

Po i themi lamtumirë një lojtari fantastik dhe i dashur nga të gjithë ne. Ka qenë udhëtim fantastik për të dhe ka dhënë gjithçka në fushë. Influenca që Granit ka pasur te bashkëlojtarët në fushë dhe kolegët në klub do të tregojë sa i njohur është”.

Nuk mund ta falënderojmë mjaftueshëm Granitin për shërbimin dhe kontributin që dha për klubin ndër vite. Ne i urojmë Granitit dhe familjes së tij më të mirët në hapat e radhës”, deklaroi ai.

Edicioni i kaluar për Xhakën ishte më i miri i karrierës ku zhvilloi 47 paraqitje dhe shënuar nëntë gola, që është rekordi më i mirë në një sezon të vetëm që kur nënshkroi me “Topçinjtë”.

Që nga viti 2016, Xhaka zhvilloi 297 paraqitje në të gjitha garat për skuadrën londineze duke realizuar 23 gola dhe dhuruar 29 asistime në përgjithësi. Gjatë kësaj kohe ai e fitoi dy herë FA Cup dhe dy herë Community Shield.

Lajme të ngjashme