‘Nuk mendoj se ka një Neymar të ri’ - Ylli i PSG-së këmbëngul se është i njëjti pavarësisht fillimit të shkëlqyer të sezonit - NACIONALE

‘Nuk mendoj se ka një Neymar të ri’ - Ylli i PSG-së këmbëngul se është i njëjti pavarësisht fillimit të shkëlqyer të sezonit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ylli i Paris Saint-Germain dhe Brazilit, Neymar, është në formë të jashtëzakonshme në këtë fillim sezon, por ai këmbëngul se nuk po bënë asgjë ndryshe nga vitet e mëparshme.

Niveli që ka treguar Neymar gjatë ndeshjeve të para të këtij sezoni, krahas Lionel Messit dhe Kylian Mbappe, ka qenë befasues për shumë kë. Shifrat që ai tashmë ka mundur të vendosë kanë filluar të tejkalojnë ato që ai regjistroi në tërësinë e sezonit të kaluar. Ndonëse, ai nuk beson se ka ndryshuar diçka nga fundi i sezonit të kaluar dhe fillimi i këtij sezoni.

Neymar PSG 2022-23

"Unë nuk mendoj se ka një Neymar të ri," tha ai për PSG TV. "Unë mendoj se gjërat kanë rënë në vend. Unë jam duke pasur një fillim shumë të mirë të sezonit, si kur erdha këtu dhe në dy ose tre vitet e mia të para.

Jam shumë i lumtur. Jam shumë i lumtur që e nis sezonin me gola, asistime, duke ndihmuar ekipin sa më mirë që mundem dhe duke shpresuar të kem një sezon të mrekullueshëm dhe të vazhdoj kështu deri në fund."

Neymar Lionel Messi Kylian Mbappe PSG 2022-23

Lëndimet e kanë zemëruar Neymarin gjatë viteve të fundit të karrierës së tij. Po të mos ishin ato pengesa, ai do të kishte qenë në gjendje të regjistronte shifra shumë më të mira dhe ndoshta të dërgonte PSG-në drejt suksesit të mëtejshëm në skenën evropiane, pasi që shpeshherë lëndohej në faza kritike për skuadrën e tij në Ligën e Kampionëve. Ai do të shpresojë se mund të qëndrojë i aftë për shumicën dërrmuese të kësaj sezone për të ndihmuar kampionët francezë për një triumf të parë të Ligës së Kampionëve, pas shumë tentimeve radhazi dhe një finaleje të humbur dy tre sezone më parë kundër Bayern Munich.

Neymar Brazil 2022

Forma e 30-vjeçarit për PSG-në do të jetë muzikë për veshët e të gjithëve në Brazil. Skuadra e Tite shkon në Kupën e Botës në Katar me shanset e tyre më të mira për t'u kthyer në shtëpi me trofeun e gjashtë pasi që llogaritën nga favoritët kryesor, kështu duke iu larguar dhe më shumë Italisë dhe Gjermanisë që janë me nga katër trofe në këtë turne.

Lajme të ngjashme