Iniesta: Neymar është makinë në futboll, gjithmonë prodhon spektakël
Legjenda e Spanjës dhe Barcelonës, Andres Iniesta, ka thurur lavde për ish-bashkëlojtarin e tij Neymar, duke e përshkruar si një makinë në futboll që mund t’i bëjë të gjitha dhe gjithashtu ka thënë se anësori brazilian gjithmonë prodhon spektakël në fushë.
Ish-reprezentuesi i Spanjës luajti me Neymarin në Camp Nou për katër sezone nga viti 2013 deri në 2017 dhe ata fituan disa trofe së bashku, duke përfshirë një titull të Ligës së Kampionëve në vitin 2015. Iniesta tani po vazhdon karrierën e tij në Japoni me Vissel Koben, por ende e ndjek nga afër kolegun e vjetër, i cili tani është pjesë e një skuadre yjesh në Paris Saint-Germain dhe do të udhëheqë Brazilin në Kupën e Botës 2022 që mbahet në Katar gjatë muajve nëntor dhe dhjetor.

"Për mua, ai është një nga lojtarët më të mirë që kam parë ndonjëherë dhe me të cilin kam luajtur. Ai është një makinë në lojën e futbollit, driblon dhe pason në mënyrë të përsosur. Besoj se kur flasim për futboll, flasim për spektakël, duke shijuar atë që lojtarët prezantojnë. Dhe mendoj se të shohësh Ney duke luajtur është sinonim i kësaj," tha Iniesta për One Football.

Legjenda e Barçës shtoi mbi shanset e Neymarit dhe Brazilit për sukses në Katar: "Unë mendoj se askush nuk do të mund të mos e vendoste Brazilin si kandidat për të fituar Kupën e Botës. Unë besoj se ata kanë një ekip shumë të fortë dhe jam i sigurt se Brazili do të luftojë për titull.''

Neymar ka qenë në formë të shkëlqyer për PSG-në dhe ekipin e tij kombëtar në fazat e hershme të sezonit 2022-23. Në vetëm 11 ndeshje për parisienët në të gjitha garat, sulmuesi 30-vjeçar ka arritur të shënojë 19 gola. Neymar vazhdoi në të njëjtën mënyrë gjatë ndeshjeve me kombëtaren e tij, Brazilin, duke sjellë dy asistime në një fitore 3-0 kundër Ganës dhe një gol nga pika e bardhë në një mposhtje 5-1 të Tunizisë në Paris.
Tani ylli brazilian do të kthehet në aksion me skuadrën e tij pas një pushimi afër dy javor, ku do të luajë të shtunën kundër Nices.
