“Nuk ke k**e” – Shaqiri i shënon gol nga penalltia portierit që tentoi ta nervozonte me fjalë të tepërta (VIDEO)
Ish-anësori i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, ka fituar një ‘mind games’ me portierin e Minnesotas Dayne Clair, pasi i shënoi një gol nga penalltia në Kupën e Ligës, me kanadezin që u pa në video duke i thënë kosovarit se ti “nuk ke k**q”.
Shaqiri kishte mundësinë për ta kthyer skuadrën e tij në lojë, pasi Chicago Fire po humbiste 1:0 në atë kohë. Portieri i Minnesotës u përpoq që psiqikisht ta hutonte kundërshtarin e tij duke e gjuajtur fjalë vazhdimisht në drejtim të tij, duke shkuar aq larg sa tha i tha Shaqirit se "ti nuk ke k**e". Nga ana e tij, edhe Shaqiri ka thyer mbrapsht fjalët dhe lufta e fjalëve ka vazhduar për disa sekonda.
Chirping between Xherdan Shaqiri and Dayne St. Clair before Shaqiri buries the penalty 👀 pic.twitter.com/TlQCcAEiLX
— Tom Bogert (@tombogert) July 28, 2023
Shaqiri ka qeshur, megjithatë, i cili nuk ka gabuar nga penalltia. Ai e dërgoi portierin kanadez në rrugën e gabuar, duke e vendosur topin në këndin e kundërt, teksa St. Clair kërceu në të majtë të tij, për ta barazuar rezultatin në 1:1.
Xherdan Shaqiri levels it up from the penalty spot. #CF97 pic.twitter.com/lXEcudoK1a
— Major League Soccer (@MLS) July 28, 2023
Ai gol u kthye në një natë shumë të mirë për Shaqirin, teksa Chicago përfundoi rikthimin për të fituar 3:2 për të shkuar në krye të Grupit E në fazën e grupeve të Kupës së Ligës. Ishte goli i katërt i Shaqirit në sezon për skuadrën e MLS.