"Nuk jam këtu për ta mbrojtur atë" - Onana me mesazh për Ten Hagun
Andre Onana ka thënë se nuk ai që duhet ta mbrojë Erik ten Hagun, pasi trajneri holandez ka fuqinë ta mbrojë veten e tij.
Është raportuar se Sir Jim Ratcliffe & INEOS tashmë kanë vendosur t'i tregojnë derën Ten Hagut, pavarësisht nga rezultati final i FA Kupës. “Djajtë e Kuq” shënuan përfundimin e tyre më të keq në kampionatin anglez në epokën e Premierligës dhe është vendosur që trajneri holandez të lirohet nga detyra.
.jpg?auto=webp&format=pjpg&width=3840&quality=60)
"Ai është një djalë i mirë, një trajner i mirë," u tha Onana gazetarëve përpara ndeshjes së titullit të Kupës FA.
"Taktikisht ai është shumë i mirë, dhe e tregoi këtë sezonin e kaluar. Unë nuk isha këtu sezonin e kaluar dhe ata u renditën në katër vendet e para. Këtë sezon ndodhën shumë gjëra. Unë nuk jam këtu për ta mbështetur atë. Ai është mjaft i madh për të mbështetur veten. Por ai është një djalë vërtet i mirë, ai është një trajner pozitiv dhe taktikisht është i mirë”.

Ten Hag ka aluduar shpesh për disa lëndime të lojtarëve kryesorë gjatë gjithë sezonit si një pengesë për të bashkuar një seri të qëndrueshme paraqitjesh.
Onana beson se argumenti i tij ka mjaft merita dhe shtoi: "Nëse [Ten Hag] do të kishte të gjithë skuadrën e tij, ndoshta do të ishte ndryshe. Ky sezon është i vështirë për të, për ne, për klubin, për tifozët sepse është zhgënjyes për tifozët kur largohen dhe si po humbasim, është e vështirë”.
Onana do të shpresonte ta mbyllte sezonin duke ngritur trofeun e FA Kupës të shtunën në Wembley dhe në këtë mënyrë të parandalonte Cityn që të vendoste një tjetër rekord për të qenë skuadra e parë angleze që fiton dy trofetë kryesor të njëpasnjëshme në vend – pasi ka fituar tashmë Premierligën. Do të ishte gjithashtu një lamtumirë e përshtatshme për Ten Hag, pasi një fitore do të rregullonte pjesërisht reputacionin e tij përpara se ai përfundimisht të shkarkohet.