Nuk gabon Liverpooli, mposht Wolvesin
Liverpooli ka shënuar fitore të rëndësishme në shtëpi ndaj Wolves, në kuadër të xhiros së 25-të në Premierligë.
Pas fitores së Arsenalit, “Reds” i arkëtuan pikët e plota në “Anfield” me rezultat të ngushtë 2:1.
Luis Diaz me një gol të bukur pas vetëm 15 minutave lojë i dha epërsinë Liverpoolit.
Kurse, ishte ylli i vendasve Mohamed Salah që e dyfishoi epërsinë duke shënuar nga pika e bardhë, pasi Jose Sa kishte rrëzuar një kundërshtar (37’).
Pjesën e dytë, Liverpooli prapë e nisi më mirë me Salah që shënoi edhe një tjetër gol, por u anulua për pozitë jashtë loje.
Wolves tentuan të kthehen në lojë përmes Matheus Cunha, që shënoi nga afërsia pas asistimit të Bellegarde (67’), sidoqoftë ky gol ishte i fundit në këtë përballje.
Liverpooli shkon në kuotën e 60 pikëve, shtatë mbi Arsenalin kurse Wolves zë pozitën e 17-të me 19 sosh.