“Nuk është një gabim i vetëm” – Ten Hag shpjegon disiplinën e ‘rreptë’ te Manchester Unitedi pas përplasjes me Sanchon - NACIONALE

“Nuk është një gabim i vetëm” – Ten Hag shpjegon disiplinën e ‘rreptë’ te Manchester Unitedi pas përplasjes me Sanchon

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Manchester Unitedit, Erik ten Hag, ka thënë se klubi i ka kërkuar të vendosë standarde të larta të disiplinës dhe se ai po bënë punën e tij, duke shpjeguar mosmarrëveshjet që çuan në përplasje me yllin e skuadrës, Jadon Sancho.

Trajneri refuzoi të jepte më shumë detaje mbi mosmarrëveshjen e tij me Sanchon, i cili po stërvitet veçmas nga pjesa tjetër e skuadrës, pasi iu përgjigj kritikave të Ten Hag për paraqitjet e tij në stërvitje. Megjithatë, ai tha se duhej të adoptonte një regjim të rreptë me lojtarët pasi standardet u lejuan të ishin shumë poshtë me trajnerët paraprak.

Erik ten Hag Man Utd 2023-24

"Klubi më kërkoi linja të rrepta sepse nuk kishte kulturë të mirë para sezonit të kaluar, kështu që të vendosja standarde të mira, kjo është ajo që bëra dhe është detyra ime të kontrolloj standardet," tha Ten Hag në një konferencë për shtyp të premten. "Nuk është që dikush të bëjë vetëm një gabim, është një proces i tërë përpara se të arrini në një përfundim të caktuar në lidhje me linjat strikte. Ka një strukturë për të kaluar linjat kështu që duhet të jeni të fortë."

Jadon Sancho Manchester United 2023-24

Ten Hag është pa Sanchon si dhe Antonyn për ndeshjet e ardhshme. Brazilianit iu dha një leje mungese nga stërvitjet dhe ndeshjet, ndërsa ai merret me akuzat për sulm ndaj një gruaje. Ten Hag tha se anësori ishte "i mërzitur" për situatën, por ishte në rregull, megjithëse ai tha se "nuk e kishte idenë" se kur do të kthehej. "Ju keni ndonjëherë pengesa në sezone, lojtarët lëndohen ose për arsye të tjera nuk janë në dispozicion, kështu që ju ndërtoni një skuadër, pra skuadra është shumë e mirë dhe lojtarët që janë të disponueshëm janë edhe të motivuar për të dhënë një paraqitje të mirë në vazhdim."

Djajtë e kuq ndeshjen e radhës e zhvillojnë nesër (e shtunë) ndaj Brightonit në Old Trafford.

Lajme të ngjashme