Vazhdojnë problemet e Jadon Sanchos te Man United, klubi e përjashton nga stërvitja me grupin
Manchester United ka konfirmuar se sulmuesi Jadon Sancho do të vazhdojë me stërvitje individuale shkaku i problemeve disiplinor.
Pavarësisht që u takua me trajnerin Erik ten Hag, anglezi nuk është duke u pajtuar më aspak me teknikun holandez dhe është ndarë plotësisht nga grupi.
Man United që e vendosi në shitje lojtarin ditë më parë, me anë të një komunikate zyrtare njoftoi se Sancho do të vazhdojë me stërvitje individuale.
“Jadon Sancho do të vazhdojë me programin individual larg grupit të ekipit të parë, si arsye e probleme disiplinore”, shkroi shkurtimisht gjiganti anglez.
ℹ️ The club clarifies the current situation with Jadon Sancho.#MUFC
— Manchester United (@ManUtd) September 14, 2023
Sancho thuhet se është duke e refuzuar kalimin në Arabinë Saudite, pavarësisht që Man United do të ishte i gatshëm të pranonte ndonjë ofertë të klubeve arabe.
Al Ettihad kishte shprehur interesim për anglezin muaj më parë për ta huazuar për një sezon, mirëpo mund të ishin të hapur edhe për ta blerë përfundimisht në rast që lojtari pranon.
Man United ia ka hapur plotësisht ‘derën’ dhe janë gati të pranojnë të gjitha ofertat në vlerën e 65 milionë eurove, që është vetëm gjysma e çmimit që paguan para disa viteve duke e transferuar nga Borussia Dortmund.