“Nuk e duam Lukakun”, tifozët e Juves i dërgojnë mesazh klubit italian - NACIONALE

“Nuk e duam Lukakun”, tifozët e Juves i dërgojnë mesazh klubit italian

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Tifozët e Juventusit kanë kërkuar që klubi italian të mos transferojë sulmuesin Romelu Lukaku.

Gjatë miqësores ndaj Next Gen, tifozët e “Bianconerëve” kënduan “Mos e blini Lukakun”.

Lukaku thuhet se ka arritur marrëveshje personale me Juventusin, por që gjithçka ka ngecur shkaku që Chelsea nuk po e do në shkëmbim Dusan Vlahovicin.

“Ne nuk e duam Lukakun”, ishte kënga që u këndua mjaftë shumë nga tifozët italianë për t’i dhënë mesazh të qartë bordit.

Kjo nuk është hera e parë që mbështetësit e Juventusit dalin kundër klubit, pasi muajin e kaluar edhe dolën në protestë për këtë situatë.

Lukaku është i dashur nga shumë tifozë të Interit, edhe pse disa i janë kthyer kundër shkaku i ‘tradhtisë’ që bëri fshehtas.

“Neurazzurët” po tentonin ta mbanin belgun dhe ishin duke diskutuar me Chelsean por pasi mësuan se Lukaku po negocionte fshehtas me Juven atëherë nënkampioni i Evropës u tërhoq nga gara.

Edhe nënpresidenti Javier Zanetti të mërkurën e tha se është shumë i zhgënjyer nga mënyra si veproi Lukaku.

“Nga ajo që bëri Interi për të, prisnim një sjellje ndryshe si person dhe profesionist”.

“Ai ka të drejtë të shkojë ku të dojë, por duhet të na tregonte në kohën e duhur. Askush s’është më i madh se klubi. Kur ndërton skuadër, duhet të konsiderosh kë të vendosesh në dhomën e zhveshjes”.

Lajme të ngjashme