“Nuk e di”, Van Dijk lë të hapur mundësinë e largimit pas Kloppit
Kapiteni i Liverpoolit Virgil van Dijk e ka lënë të hapur mundësinë që të mos vazhdojë me “Reds”, duke treguar se pret që drejtuesit ta qartësojnë vizionin afatgjatë.
Holandezi është ndër tre yjet që iu skadon kontrata më 2025 pranë Mo Salah dhe Trent Alexander-Arnold.
I pyetur nëse do të vazhdojë të jetë pjesë e epokës pas Jurgen Klopp, Van Dijk tha: “Është pyetje e madhe. Nuk e di”.
Kapiteni pastaj u pyet se si ka mundësi që ka vetëm edhe 18 muaj të mbetur në kontratë, ku ai deklaroi: “Kjo është korrekte. Matematikë e mirë. Nuk e di. Klubi do të ketë një punë të madhe në duart e tyre, kjo është e sigurt”.
“Nuk do të zëvendësohet vetëm trajneri por i tërë stafi, shumë gjëra do të ndryshojnë. Jam kurioz të di se në cilën drejtim do të shkoj, por kur do të njoftohet do të jetë situata jonë. Nuk mund të them më shumë. Do të jetë fund i epokës së Kloppit dhe jam pjesë e saj”.
“Prandaj nuk dua të flas. Ky është fokusi kryesor. Do të shohim në fundin e sezonit, shpresoj që të kemi suksesin që ëndërrojmë dhe ndoshta më shumë qartësi se çfarë dëshiron klubi në të ardhmen dhe do të shohim”.
“Asgjë momentalisht s’ka ndryshuar (me mentalitetin e skuadrës pasi Klopp e njoftoi largimin). Sigurisht gjërat do të ndryshojnë në fundin e sezonit dhe në sezonin e ri, por momentalisht vazhdojmë të bëjmë gjërat e njëjta”.
“Mund të flasim për situatën se çfarë do të ndodhë vitin tjetër por kjo nuk ndryshon. Është zhurmë që s’na nevojitet dhe për këtë arsye duhet të fokusohemi që ta kryejmë punën dhe prandaj ndjej se asgjë s’ka ndryshuar”, deklaroi ai.
Liverpool tani do ta zhvillojë një përballje shumë të vështirë ndaj Chelseas, kurse pastaj luan me Arsenalin.