"Nuk do t'i vendosja askund afër favoritëve", Ferdinand thotë që Chelsea s'ka shanse për Ligën e Kampionëve - NACIONALE

"Nuk do t'i vendosja askund afër favoritëve", Ferdinand thotë që Chelsea s'ka shanse për Ligën e Kampionëve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Legjenda e Manchester Unitedit, Rio Ferdinand ka vlerësuar lartë paraqitjen e Chelseas ndaj Borussia Dortmundit në Ligën e Kampionëve, por shton se "Blutë" nuk janë askund afër favoritëve.

Chelsea mori një fitore të madhe me rezultat 2:0 për të përmbysur Dortmundin dhe u bërë skuadra e dytë që arrin kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Ferdinand tha se kjo fitore mund t'i shpëtojë sezonin Chelseas. "Mund ta shikosh që tifozët janë liruar, janë të dëshpëruar që skuadra t'ia del mirë".

"Këto janë momentet që këtë sezon ta rikthejnë besimin. Ata e merituan fitoren. Trajnerit (Graham Potter) i nevojitej rezultati dhe u paraqiten mirë. Ata nuk u dorëzuan prandaj me meritë fituan".

Pavarësisht këtij rezultati fantastik, Ferdinand nuk mendon se Chelsea është një ndër skuadrat që do ta fitojë këtë turne.

"Nuk do t'i vendosja askund afër favoritëve. Pa treguar mos respekt, vetëm shkaku i formës së tyre krahasuar me klubet e tjera".

"Ndryshimi që ky rezultat ndikon te besimi është i madh, por duhet të shkosh ndeshje pas ndeshje. Nuk mund të shohësh më larg se vikendi".

Skuadra londineze në vikend do të përballet me Leicester Cityn, më saktësisht të shtunën.

Lajme të ngjashme