Nuggets e çojnë në 2:0 serinë ndaj Lakersave, shkëlqen Murray - NACIONALE

Nuggets e çojnë në 2:0 serinë ndaj Lakersave, shkëlqen Murray

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Jamal Murray e ka ndihmuar Denver Nuggetsin t’i mposhtë Los Angeles Lekersat 108-103 për ta çuar në 2:0 serinë finale të Konferencës Perëndimore.

Murray i shënoi 23 prej 37 pikëve të tij vetëm në çerekun e katërt, përfshirë katër trepikësha nga pesë tentime.

Nuggets tani janë vetëm dy fitore larg kalimit në finale të NBA-së për herë të parë.

“Ne e bëmë atë që duhej ta bënim – të fitonim në shtëpinë tonë”, tha trajneri i Nuggets Michael Malone.

“Tani duhet të shkojmë në LA me një mendësi si të një biznesmeni”, shtoi ai.

Nikola Jokic, i cili i frymëzoi Nuggets drejt fitores në ndeshjen e parë, i shtoi 23 pikë, 17 rebounds dhe 12 asiste.

LeBron James dhe Austin Reaves i shënuan nga 22 pikë për Lakers, të cilët bënë paraqitje më të mirë se në ndeshjen e parë dhe udhëhoqën 53-48 pas dy çerekeve të para.

Ata udhëhoqën me 11 pikë gjatë çerekut të tretë, para se Murray të shpërthente për ta përmbysur rezultatin në favor të Nuggets.

“I bëra disa huqje në pjesën e parë, por ekipi më tha të vazhdoja të gjuaja. Ne e dinim se ata do të binin. Më e mira është se unë nuk i ndala gjuajtjet”, tha Murray.

Ndeshjet e tretë dhe e katërt do të zhvillohet në Los Angeles të shtunën dhe të hënën, përkatësisht.

Lajme të ngjashme