Nottingham Forest i bën favor Arsenalit duke ndalur Man Cityn, Chelsea mposhtet nga pozita e fundit e tabelës
Manchester City nuk ka arritur të arkëtojë më shumë se një pikë si mysafir i Nottingham Forestit (1:1), derisa Chelsea ka dëshpëruar prapë - këtë herë duke u mposhtur nga Southampton (0:1).
"Qytetarët" dominuan shumicën e kohës ndaj Nottinghamit, por lëshuan dy pikë në fundin e ndeshjes, me epilogun përfundimtar që doli të jetë 1:1.
Man City nisi të sulmojë nga minutat e parë duke pasur disa raste të shkëlqyeshme, mirëpo u mungoi finalizimi.
Ishte portugezi Bernardo Silva që i dha epërsinë Man Cityt me një gol të shkëlqyer (41').
"Qytetarët" patën edhe disa raste të shkëlqyeshme përmes Erling Haaland gjatë pjesës së dytë, por norvegjezi dështoi keq nga afërsia.
Derisa Man City sulmonte, Nottingham Forest arriti të bëjë befasinë duke ndërtuar një aksion të shpejtë me Gibbs-White që asistoi Chris Wood dhe ky i fundit e kishte të lehtë ta dërgonte topin në rrjetë (84').
Man City kishte edhe raste tjera deri në përfundimin e kohës së rregullt, por mbrojtja vendase doli të jetë në nivel duke mos iu mundësuar konkretizimin.
Kështu, Man City tani renditët në pozitën e dytë me 52 pikë, dy më pak se Arsenali që ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar, derisa Nottingham ngritët në pozitën e 13-të me 25 sosh.
Në anën tjetër, Chelsea ka dëshpëruar sërish - këtë herë duke u mposhtur midis "Stamford Bridge" nga Southamptoni me rezultat 0:1.
Pjesa e parë i takoi plotësisht mysafirëve që krijuan aksione të njëpasnjëshme, duke rrezikuar me anë të Sulemanas dhe Onauchus.
Sidoqoftë, ishte anglezi James Ward-Prowse që shënoi një gol fantastik nga gjuajtja e lirë për të vendosur Southamptonin në epërsi (45+1').
Në pjesën e dytë, Chelsea u tregua më e mirë duke pasur disa raste përmes sulmuesit Raheem Sterling, mirëpo anglezi nuk arriti ta gjejë disa herë rrugën drejtë rrjetës.
Kësisoj, Southampton arkëtoi pikët e plota duke qenë në pozitën e fundit në tabelë me 18 sosh, derisa Chelsea vazhdon të renditët në vendin e 10-të me 31 sosh.