Notarja e Sllovakisë pësoi atak astme pas garës në Lojërat Olimpike, stafi mjekësor e ndihmoi me maskë oksigjeni - NACIONALE

Notarja e Sllovakisë pësoi atak astme pas garës në Lojërat Olimpike, stafi mjekësor e ndihmoi me maskë oksigjeni

1 vit më parë

nga NACIONALE

Notarja, Tamara Potocka, u rrëzua në tokë në afërsi të pishinës, në mëngjesin e ditës së sotme, duke pësuar atak asme pas garës që bëri në 200 metra not në Lojërat Olimpike.

Stafi mjekësor nxitoi për të ndihmuar Potockën, nga Sllovakia, dhe e largoi atë nga buzë pishinës me barelë. Potocka u pa me një maskë oksigjeni.

Zyrtarët sllovakë më vonë thanë për media të shumta se Potocka kishte pësuar një sulm astme dhe një zyrtar i ekipit tha se ajo nuk kishte inhalatorin e saj me vete.

“Tamara ka astmë”, tha në një deklaratë drejtuesja e ekipit të Sllovakisë, Ivana Lange. “I gjithë ky kombinim i tensionit nervor dhe fizik përderisa ajo nuk kishte inhalatorin e saj menjëherë në dispozicion për t'u përdorur, kontribuoi në krijimin e këtij problemi. Ajo ka marrë oksigjen dhe mjekime të nevojshme. Gjendja e saj monitorohet vazhdimisht. Pak minuta më parë doktori më tha se duhet të monitorohet edhe për disa orë."

Potocka, 21 vjeçare, kishte përfunduar e shtata në baterinë e tretë në seancën e mëngjesit në Paris La Défense Arena. Ajo u rrëzua ndërsa doli nga uji dhe pothuajse menjëherë u rrethua nga mjekët, të cilët e vendosën atë në një barelë pas rreth një minute dhe e larguan nga pishina.

Slovakia star Tamara Potocka collapses at Olympics with swimmer carried away on a stretcher

Kjo është Olimpiada e parë e Potockës. Ajo banon në kryeqytetin sllovak të Bratislavës.

Lajme të ngjashme