Nora Gjakova humb në çerekfinale të Kampionatit Evropian, do të luftojë për medalje të bronztë - NACIONALE

Nora Gjakova humb në çerekfinale të Kampionatit Evropian, do të luftojë për medalje të bronztë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Xhudistja kosovare, Nora Gjakova, nuk ka arritur në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian në kategorinë deri në 57 kilogram, pasi humbi në çerekfinale ndaj gjermanes Pauline Starke.

Gjakova ishte më aktive në këtë luftë, duke detyruar kundërshtaren e saj të ndëshkohej herët me dy kartonë të verdhë.

Por, përballja në vazhdim doli të ishte më e vështirë seç pritej, pasi shkuan në ‘Golden Score’.

Aty Starke fitoi me një lëvzije, duke çuar rezultatin në 1:0, çka mjaftoi për fitoren e gjermanës.

Sidoqoftë, nësë jo medalje e artë, Nora do ta vazhdojë rrugëtimin drejt medaljes së bronztë nëpërmjet Repesazhit.

Lajme të ngjashme