"Një mbrëmje për t'u mos u mbajtur mend" - Sommer zhgënjen, gazetat italiane e godasin pas gabimit ndaj Genoas
Portieri i Interit, Yann Sommer, ka qenë cak i kritikave i gazetave italiane, pas një barazimi zhgënjyes të zikaltërve 1:1 ndaj Genoas.
zikaltrit humbën pikë për herë të parë në pesë ndeshje të ligës kur u barazuan 1:1 nga skuadra liguriane të premten në mbrëmje, me golin e Marko Arnautovicit që i humbi rëndësia nga goli me kokë i Radu Dragusin në momentet e fundit të pjesës së parë.
Rezultati do të thotë që Juventusi tani ka shansin për të mbyllur diferencën në krye të tabelës në vetëm dy pikë, nëse ata sigurojnë fitoren ndaj një Roma të uritur të shtunën në mbrëmje.

Për Sommer, ishte zhgënjimi i parë i vërtetë në rrjetën e Interit. Ai bëri një tentim në goditjen me kokë, por nuk arriti ta largojë atë, por krejt çfarë bëri e shtyri në pjesën e pasme të portës.
Corriere dello Sport tërhoqi vëmendjen për gabimin kyç të portierit zviceran në barazim, duke shkruar: “Ai gol barazues që kaloi nga dora e tij, pasoi pa një reagim nga ai. Në kohën kur ai e kuptoi, ishte tepër vonë.”
La Gazzetta dello Sport u përpoq të gjente më shumë gjëra pozitive për Sommer, por gjithashtu u zhgënjye me dështimin e tij për të shpëtuar goditjen me kokë të Dragusin, duke komentuar: “Ai pranon gola dhe ky është tashmë një lajm, goditja me kokë e Dragusin sigurisht nuk ishte e pambrojtshme. Reagues ndaj Vasquezit, preciz me këmbët e tij. Por kjo nuk është një mbrëmje e paharrueshme.”
Notat e Sommer nga gazetat kryesore italiane
La Gazzetta dello Sport: 5;
Corriere dello Sport: 5.5;
Tuttosport: 5.