'Një fitues i pamëshirshëm'- Arteta i bën thirrje yllit të Arsenalit Saka të 'vrasë' kundërshtarët - NACIONALE

'Një fitues i pamëshirshëm'- Arteta i bën thirrje yllit të Arsenalit Saka të 'vrasë' kundërshtarët

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, i ka kërkuar yllit të Arsenalit, Bukayo Saka, të jetë një "fitues i pamëshirshëm" dhe të ketë mentalitetin për të "vrarë kundërshtarët" sa herë që del në fushë.

Arteta ishte plot me lëvdata teksa fliste për reprezentuesin e Kombëtares anglez, por sugjeroi që Saka tani duhet të rritët më shumë për të përmirësuar më tej lojën e tij.

Arsenal fans noticed what happened between Mikel Arteta and Bukayo Saka in training - football.london

Këshillat e Artetas për Sakan

Duke folur për yllin 20-vjeçar të topçinjve, Arteta tha: “Ai duhet të jetë një fitues i pamëshirshëm. Kjo është e thjeshtë. Ky është mentaliteti i tij, kjo është ajo që duhet të bëjë ai.”

Mikel Arteta Arsenal

“Ai duhet të fitojë ndeshjet e futbollit vetë, ai duhet të jetojë këtë profesion me moton: “Nesër do ta ‘vras kundërshtarin’”. Kjo është ajo që dua prej tij.”

“Ai e ka këtë aftësi tani, ai po kalon një pjesë të karrierës së tij dhe tani duhet të rrisë nivelin e tij duke e çuar në tjetër dimension. Unë mendoj se ai ka hapësirën e duhur për ta bërë këtë - ai ka njerëzit e duhur rreth tij për ta bërë atë dhe ai është shumë i gatshëm ta bëjë atë. Pra, kjo është ajo që ne duhet të kërkojmë nga ai."

Arteta vazhdoi të lëvdojë Sakën si një nga lojtarët më inteligjentë që ka hasur në karrierën e tij deri më tani dhe këmbëngul se ai do të jetë i suksesshëm nëse përmirëson disa aspekte të lojës së tij.

"Një nga lojtarët më inteligjentë që kam hasur. Shumë i rritur dhe i edukuar. Dhe ai e pëlqen këtë lojë futbolli. Ai ka të gjitha cilësitë dhe njerëzit e duhur rreth tij për të qenë një futbollist i suksesshëm. Kjo është ajo për të cilën duhet të punojmë tani", tha trajneri spanjoll.

Si filloi sezoni i ri për Sakan?

Arsenali është aktualisht një nga vetëm dy skuadrat që ende ka një rekord 100 % të fitoreve në Premierligë këtë sezon duke fituar dy ndeshjet e luajtura ashtu si Manchester City, dhe Saka është një nga meritorët e kësaj nisje të mirë.

Saka named Arsenal's player of the season for the second year in a row - The Short Fuse

Ai luajti 90 minutat e plota në ndeshjen e tyre hapëse, në fitoren 2-0 si mysafir ndaj Crystal Palace, ndërsa luajti 84 minuta në fitoren e tyre 4-2 kundër Leicesterit në ndeshjen e tyre të parë në shtëpi të këtij sezonit.

Arsenali udhëton në Bournemouth më 20 gusht, ku Saka do të shpresojë që të mund të hapë llogarinë e tij për sezonin e ri, pasi që ende nuk ka shënuar. Topçinjtë më pas presin Fulhamin më 27 gusht në Fly Emirates.

Lajme të ngjashme