Nikçi: Kemi bërë pesë thirrje radhazi për Akil Gjakovën, por ishte i paqasshëm - NACIONALE

Nikçi: Kemi bërë pesë thirrje radhazi për Akil Gjakovën, por ishte i paqasshëm

1 javë më parë

nga NACIONALE

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës Shkodran Nikçi ka treguar se xhudisti Akil Gjakova ishte kontaktuar pesë herë për t’u paraqitur në polici pas akuzave për veprën penale “Dhunë në familje”.

Gjakova u dorëzua së fundmi, pasi Policia kërkoi ndihmën e gjyqtarëve për ta gjetur pejanin.

Nikçi në “Kosova Today” ka treguar ishte Prokoruria i kishte bërë pesë thirrje radhazi xhudistit, por që ky i fundit ka qenë i paqasshëm.

Javën e kaluar prokuroria i ka marrë informatat për rastin që jemi duke biseduar për dhunën në familje të shkaktuar nga xhudisti. Informata kemi marrë edhe nga avokatja e viktimës, policia ishte autorizuar për arrestimin e personi në fjalë, i njëjti ka qenë i paqasshëm për organet e rendit pas katër apo pesë thirrjeve radhazi në shtëpinë e tij”.

Si prokurori e kemi pritur ditën e hënë pasi na është thënë nga familjarët se do dorëzohet dhe i njëjti nuk është dorëzuar, të martën është policia ka kërkuar që të kërkojë ndihmë për qytetarët për lokalizimin e të dyshuarit, më vonë kemi pranuar informatë se i njëjti është paraqitur në Vërmicë”, deklaroi ai.

Lajme të ngjashme