Ngjarje e rëndë në Francë - vritet futbollisti 22-vjeç që ishte pjesë e akademisë së Marseille - NACIONALE

Ngjarje e rëndë në Francë - vritet futbollisti 22-vjeç që ishte pjesë e akademisë së Marseille

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një episod i rëndë raportohet se ka ndodhur në Marseille të Francës, atje ku është vrarë me armë zjarri futbollisti 22-vjeç i Aubagne FC, Adel Santana Mendy.

Ishte vetëm 22-vjeç. Adel Santana Mendy, sulmuesi i Aubagne FC, klub francez që është pjesë e kategorisë National 2, u vra me armë zjarri në njërën prej lagjeve të qytetit bregdetar të Marseille.

Dy të shtëna me armë në drejtim të tij kanë qenë fatale që ai të ndërronte jetë. Edhe pse shumë shpejt në vend të ngjarjes kanë dalë edhe ekipet mjekësore, me ndihmën e ambulancës, nuk ia kanë arritur që ta shpëtojnë nga vdekja.

Gjithsej janë gjetur 27 plumba në atë perimetër ku ka ndodhur ngjarja, që ishin prej 7,62 mm siç raporton mediumi francez “BFMTV”.

Lajmin për vdekjne e tij e konfirmoi edhe vetë klubi francez ku luante ai: “Me pikëllim të madh AFC ka pranuar lajmin tragjik për vdekjen e Adel Santana Mendy. Ai do të lërë një boshllëk të madh dhe do të jetë gjithmonë njëri prej nesh. Të gjitha medimet dhe ngushëllimet tona shkojnë për familjen e tij.”

I ndjeri kishte qenë edhe futbollist i klubit të Marseille kur ishte i ri në moshë. Mu në akademinë e gjigantit francez mori hapat e parë të karrierës së tij si futbollist.

Ai me Marseillen luajti edhe për grupmoshat U19, që ndryshe njihet edhe si kategoria juniore. Më pastaj karriera e tij shënoi rënie, duke u transferuar në Sant Julia (Andorrë), për të kaluar më pas në klubet e ligave regjionale në Angli, para se të përfundonte në Aubagne në verën e këtij viti.

Në këtë sezon me klubin e ri francez kishte regjistruar 11 paraqitje. Gjithsesi, akoma janë të paqarta arsyet që kanë shtyrë deri në këtë vrasje makabre.

Lajme të ngjashme