“Ngjan sikur të ketë pirë disa gota”: Legjenda e Manchester United kritikon ashpër De Gean, pas gafës qesharake që bëri dje
De Gea ishte protagonist për të keq në ndeshjen e mbrëmshme që Manchester United fitoi 3:1 kundër Evertonit në Kupën FA. Roy Keane e kritikoi ashpër atë për golin e pësuar, duke ngre dyshime në formë ironike se ka mundur të jetë në gjendje alkoolike.
Manchester Unitedi shumë shpejt kaloi në epërsi mbrëmë kundër Evertonit, mirëpo pas vetëm dhjetë minutash gjithçka u rikthye në baraspeshë.
Mbi të gjitha diçka e tillë u mundësua nga një gabim i rëndë i portierit spanjoll De Gea. Një devijim të lehtë nga vija e këndit të fushës, pa asnjë rrezik të sulmuesit Maupay, ai nuk arriti që ta ndalë.
Topi përfundojë nën këmbët e tij në formë të çuditshme, duke bërë kështu që Coady të përfitonte nga plani i dytë, duke shënuar gol nga afërsia.
Legjenda e Manchester United, Roy Keane, nuk e kurseu aspak me kritika portierin spanjoll: “Duket sikur të ketë pirë disa gota. Le të mirremi vesh: është një gabim shokues, që vjen nga një portier kombëtareje.”

Keane nuk u mjaftua me kaq. Ai e krahasoi këtë gabim edhe me serinë të filmave komedianë britanikë të quajtur “Carry On”.
Shumë i vrazhdë ishte edhe menjëherë pas pranimit të golit:“Ngjan sikur një portier është përjashtuar nga loja dhe vendin e tij e ka marrë një futbollist në portë. Nuk e di as çfarë po bën.”
Sido që të jetë, “Djajtë e Kuq” në fund prapëseprapë arritën që t’iu gëzoheshin fitores, duke kaluar tutje në rrethin e 1/16 e finales të Kupës FA.
