Ngec marrëveshja për Caicedon, Chelsea s’mund t’i plotësojë kërksat e Brightonit - NACIONALE

Ngec marrëveshja për Caicedon, Chelsea s’mund t’i plotësojë kërksat e Brightonit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Chelsea nuk është në gjendje të plotësojë kërkesat e Brightonit rreth 100 milionë funte për të nënshkruar me mesfushorin Moises Caicedo.

Skuadra e Mauricio Pochettinos është e fokusuar që të përforcojë mesfushën meqenëse N’Golo Kante, Mateo Kovacic dhe Ruben Loftus-Cheek tashmë janë larguar nga “Stamford Bridge”.

Chelsea e ka bërë prioritetin kryesor futbollistin nga Ekuadori, derisa edhe ka mbajtur bisedime të avancuara me Brightonin rreth një marrëveshje.

Sidoqoftë, “The Guardian” raporton se negociatat kanë ngecur këtë javë pasi Brighton kërkon një shumë të majme për ta lejuar.

Brighton i ka vendosur një çmim prej 100 milionë funtesh Caicedos pasi panë që West Ham e shiti Declan Rice për 105 milionë funte te Arsenali.

Mirëpo, “Blutë” e Londrës ende shpresojnë se një propozim prej 80 milionë funtesh do të ishte i mjaftueshëm që rivali anglez të jep “dritën jeshile”.

Chelsea në këtë afat veror veçse ka bërë një ofertë prej 60 milionë funtesh, por që Brightoni e refuzoi menjëherë.

Brighton është mësuar me këso ofertash, meqenëse ia refuzoi dy oferta edhe Arsenalit në afatin kalimtar të janarit. “Topçinjtë” kishin propozuar rreth 70 milionë funte mirëpo që s’ishin të mjaftueshme.

Chelsea po shikon edhe për opsione të tjera, meqenëse do të nis negociatat me Gabri Veigan e Celta Vigos në javën e ardhshme.

21-vjeçari ka një klauzolë lirimi në verën e 40 milionë eurove por kërkohet edhe nga Liverpool, Man City dhe Barcelona.

Lajme të ngjashme