Nga Odegaard te Haaland, Norvegjia bën publike listën ndaj Kosovës
Kombëtarja e Norvegjisë ka marrë lojtarët më të mirë për miqësoren ndaj Kosovës, e pastaj edhe me Danimarkën.
“Dardanët” do ta zhvillojnë miqësoren e radhës në muajin qershor, duke qenë mysafir i norvegjezëve më 5 qershor.
Kombëtarja norvegjeze tashmë ka bërë publike listën, me shumë emra të mëdhenj si Erling Haaland, Martin Odegaard, Oscar Bob apo edhe Alexander Sorloth, që së fundmi shënoi katër gola ndaj Real Madridit.
Lista e plotë:
Ndërkohë, Kosova ende s’e ka bërë publike listën mirëpo pritet ta zyrtarizojë në ditët në vijim.