Neymar thyen heshtjen, konfirmon debatin me drejtorin sportiv të PSG-së - NACIONALE

Neymar thyen heshtjen, konfirmon debatin me drejtorin sportiv të PSG-së

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Neymar ka konfirmuar se ishte i përfshirë në një diskutim të nxehtë me drejtorin sportiv Luis Campos gjatë humbjes së fundit ndaj Monacos.

Kampioni i Francës pësoi humbje 3:1 ndaj Monacos, që ishte humbja e katërt në 10 ndeshjet e fundit.

Campos u raportua se ishte tejet i zemëruar me paraqitjen e lojtarëve dhe argumentoi me Neymarin, e më pas edhe me kapitenin Marquinhos.

"Po, aty kishte diskutim, ne nuk pranuam atë që dëgjuam. Por këto gjëra ndodhin në futboll. Futbolli nuk është vetëm për dashuri dhe miqësi", deklaroi ai në konferencë për shtyp para ndeshjes ndaj Bayern Munichut.

Duke e krahasuar këtë argument me të dashurës së tij, Neymar tha haptas se ishte bisedë e nevojshme.

"Ka respekt, por disa herë nuk je i të njëjtit mendim dhe diskutimet i bëjnë gjërat më mirë".

"Është e drejtë që paraqitjet e fundit tona nuk kanë qenë shumë të mira. Sigurisht e tëra ndodh kur ka humbje".

Sidoqoftë, në fund braziliani deklaroi se nesër të gjithë do ta shohin PSG-në më të mirë.

"Është normale kur këto gjëra ndodhin në dhomën e zhveshjes dhe duhet të qëndrojnë mes nesh. E dimë që kemi disa dobësi, por do të sigurohem se nesër të shohim PSG-në më të mirë", përfundoi ai.

Përballja e PSG-së ndaj Bayernit do të nis me fillim nga ora 21:00 në "Parkun e Princave", që është e vlefshme për raundin e 16-të në Ligën e Kampionëve.

Lajme të ngjashme