Neymar: Rudigeri është i frikshëm - NACIONALE

Neymar: Rudigeri është i frikshëm

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi i Paris Saint-Germainit, Neymar, beson se sulmuesit mund t’ia kenë frikën Antoni Rudierit të Real Madridit, për shkak se, siç tha, ai është shumë i fuqishëm dhe i madh.

Rudigeri e ka fituar reputacionin si njëri prej mbrojtësve më të mirë në Evropë viteve të fundit, si një lojtar i shpejtë dhe i fuqishëm.

“Më pëlqen shumë ai, ai është qendërmbrojtës i çmendur”, tha Neymar në një intervistë për DANZ kur u pyet për Rudigerin.

“Ai është shumë i madh dhe i fuqishëm. Disa sulmues frikësohen pakëz nga ai. Unë nuk frikësohem, por mendoj se shumë sulmues të tjerë po”.

I pyetur për mbrojtësit e tjerë, braziliani e cilësoi Virgil van Dijkun e Liverpoolit si mbrojtës shumë të fuqishëm dhe inteligjent.

“Është e vështirë të luash kundër Van Dijkut, sepse, si qendërmbrojtës, ai është shumë i fuqishëm dhe inteligjent”, theksoi Neymar.

“Ai e di kur është çasti i duhur për të bllokuar po për të bërë ndërhyrje ndaj jush”.

Sulmuesi brazilian, 30 vjeç, i pati disa fjalë edhe për francezin e Manchester Unitedit, Raphael Varane, me të cilin ishte përballur gjatë kohës se tij në Spanjë.

“Ai është qendërmbrojtës shumë i mirë. I shpejtë dhe inteligjent. Ai pozicionohet shumë mirë, vështirë që bën ndonjë gabim. Ai është top lojtar, prandaj edhe ka fituar kaq shumë”, shpjegoi Neymar.

Ai u pyet t’i përshkruajë pesë lojtarë të mëdhenj në një fjali të vetme.

Ai e quajti “inteligjent” Harry Kanen, “klasik” Karim Benzeman, ndërsa “gjeni” Lionel Messin, Cristiano Ronaldon dhe Luis Suarezin.

Ai zbuloi po ashtu se si i ndihmoi Messit të përshtatet me jetën në kryeqytetin francez, kur argjentinasi kaloi nga Barcelona në PSG verën e kaluar.

“Është e vështirë ta bësh një ndryshim të tillë sepse ai i kaloi shumë vjet në Barcelonë dhe tani çdo gjë ka ndryshuar për të dhe familjen e tij”, nënvizoi Neymar.

Lajme të ngjashme