Neymar jo i lumtur te Al Hilal, kërkon shkarkimin e trajnerit pas vetëm tre ndeshjeve - NACIONALE

Neymar jo i lumtur te Al Hilal, kërkon shkarkimin e trajnerit pas vetëm tre ndeshjeve

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kalimi i Neymarit në Arabinë Saudite po del të kthehet në ‘makth’, pas raportimeve të fundit se ka disa keqkuptime me trajnerin.

Braziliani kaloi te Al Hilal nga PSG-ja në një marrëveshje prej 75 milionë funtesh muajin e kaluar, por gjërat s’po ecin më së miri.

Sipas “Diario Sport”, Neymar nuk është i lumtur te Al Hilali dhe ka kërkuar nga drejtuesit që të shkarkojnë trajnerin Jorge Jesus.

31-vjeçari ka dështuar të shënojë në ndonjë nga tre paraqitjet e para për klubin dhe Jesus raportohet të ketë kritikuar lojtarin se ka “sjellje të keqe”.

Neymar nuk ka reaguar mirë lidhur me këto komentime dhe ka përdorur ndikimin për ta shkarkuar Jesusin nga pozita e trajnerit.

Problemet thuhet se nisën gjatë barazimit zhgënjyes javën e kaluar të Al Hilalit ndaj skuadrës nga Uzbekistani Navbahor Namagan në Ligën e Kampionëve arabe.

Jesus ndërkohë mbetet një trajner veteran me përvojë mbi 25-vjeçare, ku në të kaluarën drejtoi edhe gjigantët si Benfica, Sporting Lisbon dhe Fenerbahce.

Ai mori drejtimin e Al Hilal në qershor, derisa klubi arab pastaj nënshkroi yjet si Kalidou Koulibaly, Ruben Neves, Aleksandr Mitrovic dhe Sergej Milinkovic-Savic.

Lajme të ngjashme