Newcastle Utd tenton De Gean për ta zëvendësuar Popen
Newcastle United është duke shikuar mundësinë për të transferuar portierin David de Gea si zëvendësuesi i Nick Pope.
Pope mori një lëndim në krahë gjatë fitores 1:0 ndaj “Djajve të Kuq”, ku pastaj u zëvendësua nga Martin Dubravkas.
Lëndimi i anglezit ka shkaktuar që të mungojë së paku deri në fundin e muajit maj, mungesë që mund t’i shkaktojë shumë skuadrës së Howe që po vazhdon të mahnitë në të gjitha kompeticionet.
Newcastle tani po shikon disa opsione për ta zëvendësuar Pope, me De Gea që shihet si favoriti raporton “The Mail”.
Spanjolli është agjent i lirë që kur u lirua nga Man United pas 12 viteve në “Old Trafford”. Problemi i vetëm te kjo marrëveshje duket të jetë paga, pasi fiton rreth 375 mijë funte për javë dhe duhet të pranojë një zbritje page që t’i bashkohet Newcastles.
Në të kaluarën De Gea ka qenë i lidhur me disa gjigantë evropianë, si Inter Milan dhe Bayern Munich por asnjëra marrëveshje s’u arrit shkaku i pagës.