Newcastle Utd e "shkatërron" PSG-në, Man City e mposht RB Leipzigun
Newcastle United ka arkëtuar pikët e plota në shtëpi ndaj Paris Saint-Germain, derisa Manchester City ka triumfuar në udhëtim te RB Leipzigu(1:3).
Skuadra angleze i dha leksion gjigantit francez duke e mposhtur me rezultat bindës 4:1.
Newcastle e nisi shumë më mirë duke pasur dy raste pas vetëm 10 minutave lojë me Isak, që s’arriti t’i finalizonte.
Ishte Miguel Almiron që realizoi pas një topi të kthyer nga goditja e Isak për ta kaluar Newcastle Utd në epërsi (13’).
Kjo formë e mirë vazhdoi me mbrojtësin Dan Burn që shënoi me kokë për të dyfishuar epërsinë pas harkimit të Guimaraes (39’).
Ndërsa, për golin e tretë u përkujdes Sean Longstaff me një goditje të fuqishme pas një asistimi perfekt të Keiran Trippier (50’).
Krejt qa bëri PSG-ja në këtë takim ishte goli i nderit, i realizuar nga mbrojtësi Lucas Hernandez me kokë pas një harkimi të Zaier-Emery (57’).
Fitoren e thellë të vendasve e vulosi Fabian Schar pas një bashkëpunimi fantastik me Murpyn (90+4').
Newcastle tani është lider në grupin F me katër pikë, derisa PSG renditet në pozitën e dytë me tre sosh.
Në anën tjetër, kampioni Manchester City me shumë mund triumfoi në udhëtim te RB Leipzig me rezultat 1:3.
“Qytetarët” kaluan në epërsi me anë të Phil Foden që realizoi një vollej të bukur pas harkimit të Rico Lewis (25’).
Leipzig sidoqoftë arriti ta barazonte rezultatin me Lois Openda që u asistua në mënyrë fenomenale nga Yussuf Poulsen (48’).
Mirëpo, heroi i Cityt doli të jetë Julian Alvarez që e mposhti portierin vendas pas një topi të kthyer (84’).
Argjentinasi nuk u ndal më kaq duke dhuruar edhe asistim te goli i fitores, që u realizua nga Jeremy Doku (90+3').
Man City tani arkëton gjashtë pikë në grupin G derisa Leipzig zë vendin e dytë me tre sosh.