Newcastle United e “shpartallon” Man Utd, prek çerekfinalen - NACIONALE

Newcastle United e “shpartallon” Man Utd, prek çerekfinalen

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Newcastle United ka shënuar fitore bindëse në udhëtim te Manchester United, duke siguruar një vend në çerekfinale të Carabao Cup.

Skuadra e Eddie Howe ishte shumë më e mirë se vendasit, duke fituar në fund me rezultat 0:3.

Miguel Almiron kaloi mysafirët në epërsi pas 28 minutave lojë, duke shënuar nga afërsia pas një aksioni të shpejtë.

Vetëm tetë minuta më vonë, Lewis Hall u gjend në vendin e duhur dhe me një goditje të fuqishme dyfishoi epërsinë (36’).

Man United kishte dy mundësi të mira shënimi për t’u kthyer në lojë mirëpo Dalot dhe Mount dështuan të realizojnë nga afërsia.

Fitoren e Newcastles e vulosi Joe Willock duke bërë disa driblime fantastike dhe pastaj nuk i dha asnjë shans Andre Onanas (60’).

Kësisoj, Newcastle Utd avancon kampionin në fuqi derisa kundërshtarin do ta mësojë pas hedhjes së shortit.

Lajme të ngjashme