Newcastle United e mposht Arsenalin, tani me një 'këmbë' në finale të Kupës Carabao
Newcastle United ka shënuar fitore 2:0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës Carabao ndaj Arsenalit.
Përballja e parë u zhvillua në stadiumin e Topçinjve në Emirates.
Arsenali e nisi më mirë takimin, duke pasur më shumë raste si dhe posedimin e topit, por ishin mysafirët që kaluan në epërsi të parët.
Zhvillohej minuta e 37-të, kur pas një ndërprerje e harkimi të gjatë, Murphy e mori topin mirë në zonë dhe asistoi për Isak, me këtë të fundit që shënoi lehtësisht për 1:0.
🚨🏴 GOAL | Arsenal 0-1 Newcastle | Alexander Isak
— Tekkers Foot (@tekkersfoot) January 7, 2025
ALEXANDER ISAK OPENS THE SCORING FOR NEWCASTLE !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!pic.twitter.com/wF8tdaSgrn
45 minutat e parë të takimit përfunduan me epërsinë minimale të Newcastle United.
Në pjesën e dytë, Arsenali dominoi tërësisht me posedim të topit, por për asnjë moment nuk dërgoi gjuajtje në drejtim të portës.
Në anën tjetër, Newcastle United rrezikonte me kundërsulme, nga ku arriti të shënonte edhe golin e dytë.
Kësaj radhe shënoi Anthony Gordon për 2:0, në minutën e 51-të.
🚨🏴 GOAL | Arsenal 0-2 Newcastle | Anthony Gordon
— Tekkers Foot (@tekkersfoot) January 7, 2025
ANTHONY GORDON DOUBLES THE LEAD FOR NEWCASTLE !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!pic.twitter.com/Eg6NJK6CzY
Deri në përfundim të ndeshjes nuk pati më ndryshim në rezultat, me Newcastlen që fiton sërish ndaj Arsenalit, por tani në një garë tjetër.
Laraskat me këtë fitore janë me një këmbë në finale të Kupës Carabao, por fillimisht do ta kenë ndeshjen e kthimit në shtëpi ndaj Arsenalit.
Përballja e dytë zhvillohet më 5 shkurt, aty ku do të mësohet finalisti i parë i Kupës EFL.
Kujtojmë se gjysmëfinalja tjetër është mes Tottenhamit e Liverpoolit, me përballjen e parë që zhvillohet nesër me fillim nga ora 21:00.