Neville tregon mënyrën e vetme si Arsenali mund ta fitojë Premierligën - NACIONALE

Neville tregon mënyrën e vetme si Arsenali mund ta fitojë Premierligën

4 javë më parë

nga NACIONALE

Legjenda e Manchester Unitedit Gary Neville thotë se Arsenal mund ta fitojë titullin e Premierligës vetëm nëse e mposhtin Manchester Cityn të dielën.

“Topçinjtë” po synojnë ta sigurojnë trofeun e parë në 20 vite dhe momentalisht janë lider, me 10 xhiro të mbetura deri në fund.

Neville e ka mbështet Arsenalin gjatë tërë sezonit, por ka deklaruar se mënyra e vetme që ta fitojnë titullin është nëse triumfojnë në vikend.

Arsenal duhet të fitojë të dielën. Gjithnjë duhet të imagjinosh se City do të jetë perfekt”.

Fatkeqësisht, jemi në pikën e sezonit ku mund të mendojmë se ata (City) mund të fitojnë tetë ndeshje radhazi. Nuk mendoj që Arsenali mundet”.

Arsyeja që e them se duhet të fitosh është sepse s’jam i sigurt se cila skuadër mund t’i nxjerrë pikë Cityt në këtë rrugëtim. Sigurisht, mund të lëshojnë pikë – është futbolli”.

Por prandaj e diela është kaq e rëndësishme. City do të ishte i zhgënjyer me barazim, por për t’i dëmtuar dhe të tregosh se beson plotësisht, duhet të fitosh”, deklaroi ai.

Përballja e zjarrtë zhvillohet në “Etihad” të dielën me fillim nga ora 17:30.

Lajme të ngjashme