Neville paralajmëron Man Unitedin se do të kenë probleme të mëdha nëse nuk marrin një mesfushor
Ish futbollisti Gary Neville mendon se Casemiro ka humbur në dy ndeshjet e para dhe që Manchester United do të ketë probleme të mëdha nëse dështojnë të transferojnë një mesfushor.
“Djajtë e Kuq” pësuan humbje me rezultat 2:0 nga Tottenham të shtunën, ku u dominuan pjesën më të mëdha nga klubi londinez.
Neville thotë se Man Utd duhet të marrë me patjetër një mesfushor ngase Casemiro ka humbur në këtë fillim të sezonit.
“Casemiro duket se ka humbur në dy ndeshjet e para. Është e qartë se Man United ka nevojë për mesfushë”.
“Ten Hag e do një numër gjashtë që mund të luajë pranë Casemiros dhe për momentin klubi nuk po mundet t’i marrë lojtarët shkaku i fundeve”.
“Në dy javët e para duket se ata kanë nevojë, ose do të kenë probleme të mëdha. Është e qartë se Ten Hag nuk e do rikthimin e Scott McTominay”.
“Me Bruno në të djathtë, mesfusha duket kudo dhe treshja sulmuese nuk duhet e aftë për të funksionuar si një”.
“McTominay të rikthehet në formacion? Ten Hag bëri pesë zëvendësime dhe nuk e përdori. Është njësoi si t’ia tregojë derën nga klubi”.
Man United deri më tani në Premierligë ka regjistruar një fitore ndaj Wolves, dhe humbje kundër Spurs.
