Neville: Chelsea dhe Man United kanë problemet e njëjta
Ish futbollisti Gary Neville beson se Chelsea dhe Manchester Unitedi janë duke pasur të njëjta probleme këtë sezon.
Si skuadra e Pochettinos, ashtu edhe “Djajtë e Kuq” kanë dëshpëruar këtë edicion duke mos arritur të jenë në pjesën e epërme të tabelës.
Sidoqoftë, Neville i ka mbështetur të dy trajnerët në punën e tyre, duke insistuar se është një problem kulturor në “Stamford Bridge” dhe “Old Trafford”.
“Chelsea dhe Man United janë duke hasur në probleme kulturore dhe kaos”.
“ETH (Ten Hag) dhe MP (Pochettino) janë trajnerë të mirë që po punojnë në një periudhë të vështirë dhe sfiduese. Shikoni përpara”, shkroi ai në platformën “X”, përndryshe e njohur si “Twitter”.
Man Unitedi do të synojë sërish këndelljen këtë mesajvë pasi do ta presin Galatasarayn në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Në anën tjetër, Chelsea përballet me Fulhamin të hënën mbrëma dhe kanë pastaj tërë javën pushim shkaku që s’luajnë në garat evropiane.