Neville: Çfarë arritje e madhe t'i harxhosh 1 miliard funte për të qenë kaq i dobët - NACIONALE

Neville: Çfarë arritje e madhe t'i harxhosh 1 miliard funte për të qenë kaq i dobët

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Legjenda e Manchester United, ka komentuar humbjen e tmerrshme të djajve të kuq ndaj Brentfordit, duke thënë në mënyrë ironike se është arritje e madhe që të harxhosh 1 miliard funte e në fund prapë të jesh e dobët e të turpërohesh me rezultat 4:0.

Një gabim trashanik i David de Geas bëri që goditja e Dasilvas të përfundonte në gol pas vetëm 10 minutash, pastaj një huti në mbrojtje të cilën e shfrytëzoi Jensen për dyfishimin e epërsisë, pas vetëm tetë minutash.

United u shfaq pas asnjë forcë reaguese ndaj turpërimit që po i bëhej. Kur kaluan gjysmë ore lojë, ishe mbrojtësi Ben Mee që realizoi, sërish pas një tollovie në zonë, e për golin e katërt në pjesën e parë u kujdes sulmuesi i ri Bryan Mbeumo, 10 minuta para se të përfundonte takimi.

Ky ishte edhe rezultati final, pasi që në pjesën e dytë nuk do të kishte më gola të shënuar nga asnjëra palë.

Neville kritikoi drejtorin e ri ekzekutiv të djajve të kuq, Richard Arnold, që nuk kishte një plan të duhur të transferimeve, përpara se Erik ten Hag të merrte detyrën si trajner në verë.

“Është një makth. Ai ka disa muaj punë këtu, dhe çfarë pune ka bërë? Njerëzit sipër tij po shohin një skuadër të kalbur. Duhet të keni një strategji për transferime kur vendosni të pranoni këtë detyrë. Nuk duhet të bëni vetëm atë që kërkon trajneri, kjo nuk është strategji.

Nëse kanë një lidhje me Frenkie de Jong, përse nuk reagojnë, natyrisht që kur ke këso lidhje duhet të kërkosh kontaktin dhe kjo është strategjia, jo gjithçka është e gatshme nga trajneri dhe çfarë ai të kërkon ju t’i sillni.

Është një arritje e madhe t’i harxhosh 1 miliard funte dhe të jesh kaq i dobët. E kemi thënë këtë për 12 muaj me radhë. Nuk të duhet shumë si skuadër kundërshtare për ta shkatërruar këtë Manchester”, tha Gary Neville për SkySport pas ndeshjes.

Ai vazhdoi duke thënë se vetmja gjë pozitive për momentin janë tifozët në tribuna.

“E vetmja gjë e mirë te United për momentin janë ata tifozë në tribuna, të cilët kanë parë mjaftë deri tani.”

Manchester United ka punuar shumë për objektivin kryesor, De Jong, i cili më parë kishte punuar në Ajax me Ten Hag, por vet futbollisti ka shprehur hezitimin e tij për largimin nga Barcelona, ndërsa tani në garë për të ka hyrë edhe Chelsea.

Lajme të ngjashme