Neuer vazhdon me Bayernin deri më 2026
Portieri Manuel Neuer e ka rinovuar kontratën me Bayern Munichun edhe për një vit.
Kontrata aktuale i skadonte në fundin e sezonit, por do të qëndrojë me “Bavarezzët” deri në fundin e sezonit 2025/26, që do të jetë sezoni i 15-të në fanellën e Bayernit.
I lumtur me rinovimin është ndarë Neuer, që pret të arrijnë shumë objektiva së bashku.
“Më pëlqen të luaj futboll dhe dua të mbetem lojtar i Bayernit”.
“Jam ende i uritur dhe po shikoj përpara për një vit tjetër në këtë klub të veçantë”.
“Gjithnjë kemi pasur bisedime të mira. Është ndjenjë e mirë. Ndihem mirë dhe kemi shumë objektiva për të arritur”, deklaroi ai për faqen zyrtare të klubit.
Neuer ka zhvilluar 16 paraqitje për Bayernin në Bundesliga këtë sezon, duke mbajtur tetë herë portën e paprekur dhe ndihmuar të jenë gjashtë pikë para kampionit në fuqi Bayer Leverkusen në kampionat.
Që nga viti 2011 kur iu bashkua Bayernit nga Schalke, Neuer ka zhvilluar 547 paraqitje në të gjitha garat, i shtati në historinë e klubit.