Neuer më në fund e pëson keq nga daljet e tepërta jashtë portës: Shikoni si ia dhuroi golin Frankfurtit mbrëmë - NACIONALE

Neuer më në fund e pëson keq nga daljet e tepërta jashtë portës: Shikoni si ia dhuroi golin Frankfurtit mbrëmë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Aftësitë e Manuel Neuerit si portier-mbrojtës kanë dalë të jenë gati revolucionare, por së fundmi ka mbetur i skuqur në ndeshjen hapëse të Bayern Munichut në Bundesligë.

Gjermani totalisht e modernizoi rolin e portierit me qasje agresive në dekadën e fundit, por u bë të duket keq në ndeshjen e parë të këtij sezoni, pavarësisht paraqitjes dominuese të skuadrës.

Edhe pas largimit të Robert Lewandowskit i cili kaloi te Barcelona, Bayerni tregoi se nuk e ka humbur fuqinë para portës, derisa udhëhoqi 5-0 kundër Eintracht Frankfurtit pas pjesës së parë, të premten mbrëma.

Skuadra e Julian Nagelsmann u duk absolutisht drithëruese dhe shumë lehtë ka mundur të ishte më shumë se pesë gola përpara.

Por, bavarezët u duk se e larguan këmbën nga gazi pas pushimit, dhe mungesa në koncentrim u kushtoi keq në minutën e 64-t, pavarësisht faktit se tashmë kishin një epërsi monstruoze.

Derisa zakonisht Bayerni mund të varet në portierin gjerman që ta shpëtojë kur është në vështirësi, kësaj radhe, gabimi i tij i dhuroi një gol Rendal Kolo Muanit të Frankfurtit.

Duke qëndruar larg zonës së tij ku duhet të qëndrojë, Neuer u zu në befasi nga një pasim që iu kthye prapa dhe dështoi të kishte prekjen e parë të duhur. Dhe me Kolo Muanin që e ndoqi pasimin, prekja e parë e dobët e Neuerit i mundësoi atij ta zinte portierin bavarez në befasi.

Kjo rezultoi me 36-vjeçarin ta gjente veten në befasi, derisa prekja e tij e dytë ishte po aq e dobët sa e para, me Kolo Muanin që thjesht gjuajti zhagas nga distanca për ta dërguar topin në rrjetë.

Stili i tij dhe i Bayernit është një i rrezikshëm, dhe kësaj radhe e paguan çmimin. Shikoni më poshtë.


Oh, Manuel. Nuk po mundohemi të të tregojmë si ta bësh punën, por nuk ka asgjë të gabuar me një spastrim apo krosim për ta larguar rrezikun nga zona aty-këtu ndonjëherë.

Për të qenë fer, një pjesë e fajit i takon edhe Lucas Hernandezit, i cili vuri portierin e tij nën presion me këtë pasim, në vend se ta largonte.

Por, kur emri juaj është Manuel Neuer, krejt loja bazohet në këtë stil të veçantë portierësh dhe mbrojtësit gjithmonë do të kërkojnë ndihmë nga ju në këto situata.

Fatmirësisht, kjo pati shumë pak rëndësi, derisa Bayerni shënoi edhe golin e gjashtë në minutën e 83-të.Por, kjo nuk e ndali Frankfurtin të shijonte golin e vet nga gabimi qesharak.

Fansat e kësaj skuadre mezi pritën të talleshin me gafën, duke bërë një brohoritje interesante.

Shikoni më poshtë.

Ngritje kapelash për ta që shijuan mbrëmjen, pavarësisht se panë skuadrën e tyre duke u shkatërruar 6-1.

Lajme të ngjashme