“Nën nivel” - Asllani gozhdohet për paraqitjen e dobët në disfatën kundër Napolit
Kristjan Asllani është kritikuar për paraqitjen e dobët që e bëri në disfatën e Interit 3:1 kundër Napolit të dielën në Serie A.
Paraqitja e përfaqësuesit të Shqipërisë u cilësua si nën nivel, pasi 21-vjeçari e humbi duelin me mesfushorin e Napolit Stanislav Lobotka.
Asllani luajti titullar si rrallë herë në përballjen e së dielës kundër kampionit në fuqi të Italisë.
Trajneri Simone Inzaghi bëri shumë ndryshime në formacion, për shkak të lëndimit të mesfushorit Henrikh Mkhitaryan dhe orarit të ngjeshur të ndeshjeve të mbetura.
Inzaghi zgjodhi të luajë me Asllanin dhe Roberto Gagliardinin në qendër të mesfushës për herë të parë këtë sezon.
Derisa paraqitja e Asllanit ishte natyrisht më e mirë se paraqitja e tmerrshme e Gagliardinit, ajo prapë nuk ishte e nivelit të dëshiruar.
Corriere dello Sport shkroi se si Asllani nuk ishte asnjëherë në gjendje ta diktonte tempon e lojës. Ai shpesh ishte gjysmë hapi me vonesë në çdo top.

Kjo ia mundësoi kundërshtarit të tij direkt, Lobotka, ta ketë në kontroll lojën në mesfushë.
Sllovaku bashkë me Andre-Frank Zambo Anguissa dhe Piotr Zielinskin e dominuan mesfushën tërë ndeshjen.
E përditshmja italiane e lëvdoi Nicolo Barellan, për të cilin shkroi se bëri paraqitje të mirë dhe i bëri rezistencë napolitanëve.
Për më tepër, kur Marcelo Brozovic u fut në lojë në pjesë ne dytë, ai e ndryshoi lojën pozitivisht për zikaltrit që luajtëm me 10 futbollistë.
Sipas Corriere, Asllani luajti 90 minuta por asnjëherë nuk dha kontribut veçues.
