Napoli fiton derbin ndaj Interit dhe ia rrezikon pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve
Napoli me mund ka fituar derbin ndaj Interit duke ia rrezikuar seriozisht pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.
"Napolitanët" triumfuan me rezultat 3:1, edhe pse mysafirët ishin me 10 lojtarë në fushë që nga minuta e 41-të.
Pjesa e parë ishte tejet e barabartë me Napolin që provoi disa herë me anë të Anguissaas, derisa Inter tentoi me Romelu Lukakun mirëpo asnjëri prej tyre s'i finalizuan aksioneve.
Problemet për "Neurazzurët" nisën pasi mesfushori Roberto Gagliardini u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë shkaku i faullave të njëpasnjëshëm.
Napoli kaloi në epërsi pas një goditje vollej të Andre Zambo Anguissa, i cili la të shtangur portierin mysafir (67').
Skuadra e Spallettit shënoi prapë me anë të Giovanni Simeones mirëpo që u anulua nga VAR-i shkaku i një ndërhyrje brenda zonës.
Pas kësaj, Inter arriti të këndellet me Romelu Lukakun që barazoi rezultatin pasi u asistua nga Federico DiMarco (82').
Sidoqoftë, vetëm tre minuta më vonë Giovanni Di Lorenzo realizoi një eurogol nga distanca për ta kthyer epërsinë (85').
Kurse fitoren e vulosi Gianluca Geatano në kohën shtesë për ta vulosur fitoren e kampionit të Italisë (90+3').
Ylli kosovar Amir Rrahmani zhvilloi një tjetër paraqitje solide duke luajtur tërë ndeshjen.
Inter tani mbledh 86 pikë në Serie A, derisa Inter renditet e treta me 66 pikë të mbledhura.