N’Dicka bie pa ndjenja në fushë, ndërprehet ndeshja Udinese – Roma
Ndeshja mes Udineses dhe Romës është ndërprerë para kohe, shkaku që mesfushori Evan N’Dicka është rrëzuar në fushë dhe u largua me ndihmën e stafit mjekësor.
Mbrojtësi u pa në kamera duke e mbajtur dorën në zemër para se të rrëzohej, me doktorët që menjëherë hynë në fushë me defibrilator.
Pas disa sekondave, situata dukej që po shkonte drejt normalitetit dhe lojtari sipas gazetarit Gianluca di Marzio, iu ka thënë mjekëve “Po ndjej dhimbje në gjoks”.
Trajneri i Romës menjëherë e la fushën duke shkuar në dhomën e zhveshjes për të mësuar më shumë rreth gjendjes së lojtarit të Bregut të Fildishtë
Mediat italiane raportojnë se lojtarët e Romës pastaj nuk ishin në gjendje për të vazhduar lojën dhe Udinese së bashku me tifozët e kanë pranuar këtë vendim pa asnjë problem.
Tani mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë me këtë përballe, e më kryesorja se si është gjendja e futbollistit.
The game between Udinese and Roma has been called off following a medical incident involving Evan Ndicka ❌
— Football on TNT Sports (@footballontnt) April 14, 2024
📺 @tntsports & @discoveryplusUK pic.twitter.com/4m0rqQv31j