Ndërpritet stërvitja e Rumanisë në Prishtinë për shkak të 'tymit' në Fadil Vokrri
Pasi Kombëtarja e Kosovës e zhvilloi seancën e fundit stërvitore në Fadil Vokrri, radha për ta bërë një gjë të tillë ishte Rumania, në prag të ndeshjes së nesërme.
Kosova përballet nesër me Rumaninë, ku nis sezoni i ri i Ligës së Kombeve, por për mysafirët nuk shkoi mirë seanca e fundit.
Në momentin kur lojtarët rumun po dilnin në stadium për stërvitjen e fundit, një tym i verdhë doli në pah në stadium, që dukej se ishte lëshuar nga jashtë.
Në një portal rumun raportohet se futbollistët u larguan menjëherë nga stadiumi, teksa dëgjoheshin daulle jashtë stadiumit.
Pas pak kohe, stërvitja e Rumanisë rifilloi.
Pamjet mund të shihni këtu. KLIKO