NBA: Warriors barazon serinë e ndeshjeve ndaj Sacramento Kings
Mbrëmë në NBA u zhvillua seria e katërt e ndeshjeve të playoff në NBA. Golden State Warriors shënoi fitoren e dytë ndaj Sacramento Kings me rezultat të ngushtë 125:126, për të barazuar serinë e ndeshjeve në 2-2. Boston Celtics shënuan fitoren e tretë ndaj Atlanta Hawks me rezultat 129:121 dhe janë një fitore larg kualifikimit më tutje 3-1. Denver Nuggets pësuan humbje ndaj Minnesota Timberwolves me rezultat 108:114 për të shënuar rezultatin e serisë në 3-1 dhe Cleveland Cavaliers u mposhtën nga New York Knicks me rezultat 93:102 duke shënuar rezultatin serik 3-1.
Warriors shënuan një fitore mahnitëse ndaj Kings me një pikë epërsi. Çereku i parë i ndeshjes ishte në të mirë të Kings të cilët ishin në epërsi vetëm një pikë, e pjesa e parë u përmbyll gjithashtu nga Kings në epërsi prej 4 pikëve 69:65. Pjesa e dytë filloi me paraqitje spektakolare nga Warriors me një epërsi prej 14 pikëve e në vazhdim Kings u këndellën. Në sekondat e fundit të ndeshjes Warriors ishi në epërsi 122:126 ndërsa Kings në anën tjetër shënuan një trepikësh që rezultoi në përfundimin e rezultatit 125:126.
Warriors ishin më të mirë në gjuajtje, trepikësh dhe gjuajtje të lira ku kishin rreth 31 asistime, shtatë blloka dhe 8 vjedhje topash. Kings dhe Warriors do përballen edhe dy herë të tjera të domosdoshme deri në fitoren prej katër ndeshjeve në seri. Stephen Curry ishte më i miri i ndeshjes me 32 pikë, pesë rebounds, katër asistime dhe pesë trepikësh.
Të dyja pjesët e ndeshjes Celtics-Hawks ishin të dominuara nga Celtics, epërsi në të gjithë çerekët, më të saktë në trepikësh, gjuajtje dhe rreth 25 asistime. Pjesa e parë u mbyll me një epërsi prej 12 pikësh për Celtics ndërsa pjesa e dytë me rezultat më të ngushtë duke shënuan fitoren e tretë dhe një fitore larg kualifikimit më tutje. Jayson Tatum ishte ylli i ndeshjes me 31 pikë, shtatë rebounds, katër asistime dhe katër trepikësh.
Lideri i konferencës perëndimore Nuggets pësuan humbjen e parë ndaj Timberwolves. Ndeshja vazhdoi në kohën shtesë ku Ujqërit rrëmbyen fitoren në fund. Çereku i parë i tretë dhe gjashtë ishte në të mirë të Timberwolves madje në çerekun e tretë me një epërsi prej 10 pikëve. Denver ishin më të dobët në gjuajtje, trepikësh, gjuajtje të lira, blloka por kishin vetëm më shumë vjedhje topash. Ujqërit në anën tjetër ishin më të përqendruar se tre ndeshjet e tjera. Anthony Edwards me 34 pikë, gjashtë rebounds, pesë asistime, tre blloka dhe pesë trepikësh ishte më meritori I ndeshjes së mbrëmshme.
Knicks mbrëmë shënuan fitoren e parë ndaj Cavaliers me rezultat 93:102. Knicks filluan ndeshjen mjaftë mirë duke dominuar pjesën e parë me 10 pikë epërsi. Fillimi i pjesës së dytë ishte më i vështirë për ta por u këndellën çerekun e katërt për të përmbyllë ndeshjen me fitore. Cavaliers kanë 3 fitore dhe janë vetëm një ndeshje larg kualifikimit më tutje. Për Knicks fati ishte në anën e tyre sepse nuk kishin statistika më të mira se Cavaliers, as në gjuajtje të lira, as në asistime, as në blloka vetëm në trepikësh e që ishin vetëm 2 më shumë. Sidoqoftë për Knicks lojtari më meritor ishte Jalen Brunson me 29 pikë, gjashtë rebounds, gjashtë asistime dhe pesë trepikësh.
Ndeshjet e radhës së playoff do të zhvillohen sonte. Në aksion kemi Milwaukee Bucks ndaj Miami Heat dhe Memphis Grizzlies ndaj Los Angeles Lakers.